Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, partia e tij u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë të marrin pjesë në referendumin e sotëm.

Zbatimi i kësaj marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal, në kushte barazie dhe sipas parimeve të fqinjësisë së mirë, thotë Sejdiu.

Postimi i Dardan Sejdiut:

MIRATIMI POPULLOR I EMRIT TË RI TË MAQEDONISË, KUNDËRPËRGJIGJE NDAJ POLITIKAVE SHTYPËSE DHE MUNDËSI PËR SHOQËRI BARAZITARE

Partia Socialdemokrate i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të marrin pjesë në referendumin konsultativ për miratimin e Marrëveshjes së Prespës. Zbatimi i kësaj marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka një rëndësi të veçantë për bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal, në kushte barazie dhe sipas parimeve të fqinjësisë së mirë.

Dita e 30 shtatorit duhet të jetë një kundërpërgjigje popullore edhe ndaj elitave shoviniste e shtypëse në të dy vendet, të cilat e përdorin që gati 30 vjet çështjen e emrit të Maqedonisë për t’i fshehur dhe legjitimuar politikat e tyre përjashtuese, eksploatuese dhe diskriminuese.

Dita e 30 shtatorit duhet të dëshmojë se vetëm qasja progresive dhe politikat progresiste garantojnë paqen e qëndrueshme dhe mundësinë e barabartë për zhvillim për të gjithë.

Referendumi për çështjen e emrit të ri të Maqedonisë është edhe përgjegjësi për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për përshpejtimin e reformave që do t’ia kthenin shtetin qytetarëve dhe që do zhvillohej drejt krijimit të një mjedisi kushtetues e politik gjithëpërfshirës dhe barazitar; që mundëson liri e mirëqenie dhe që garanton solidaritet e drejtësi për të gjithë.