Në një afat rekord autoritetet kineze duhet të ndërtojnë spitalin në Ëuhan për të infektuarit me Koronavirus.

Ky virus që tashmë ka marrë rreth 30 jetë njerëzish dhe nga i cili janë infektuar rreth 1 mijë persona po konsiderohet mjaft i rrezikshëm, njofton Klan Kosova.

Virusi u përhap shpejt në Kinë, mirëpo rasti i dytë tashmë ka mbërritur edhe në Amerikë. Personi që besohet se e barti virusin në këtë shtet po trajtohet në spitalin Everett në Washington.

Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri