13:57, 7 Maj 2020

Studio e sotme e emisionit Ora e Pasdites, do të shndërrohet në arenë kujtimi për ata që na lanë por edhe vallëzimi sepse aty vjen Florent Abrashi dhe Dafina Rudi, të cilët së bashku me gazetarët tonë do të na tregojnë më shumë rreth pasionit të tyre.

Gazetarja Gentiana Qerimi, sjell storien rreth ndikimit të muzikës në trurin tonë përderisa gazetarja Adea Grezda vjen me një kronikë rreth artit të portreteve përmes syve të arkitektëve.

Në lidhje direkte do të jetë Ermal Meta me të cilin shpalosen më shumë detaje rreth garës së fotografisë në kuadër të #rrinshpi.

Mos i harroni rubrikat e tjera kuriozitet, lajmet nga bota, me Lumin dhe Delinën, kuzhinën, e shumëçka tjetër në Ora e Pasdites, 16:35 vetëm në Klan Kosova.