Isa Mustafa e pati premierën e tij për medie, të premten, rreth takimeve me Albin Kurtin.

Kryetari i LDK-së foli për herë të parë për gazetarët, pas një takimi mbi një orësh, me homologun nga Vetëvendosje, në lidhje me bisedimet për koalicion.

Mustafa nuk mohoi, e as pohoi se LDK i do 6 ose 7 ministri, si baraspeshë, në rast se VV fiton kryeministrin, njofton Klan Kosova.

I pari i Lidhjes tha se në lidhje me përbërjen e koalicionit të ri qeverisës dhe përfshirje në të të Listës Serbe, i takon Kurtit të flasë.

Kronikë nga Besnik Tahiri.