Kancelari austriak, Sebastian Kurtz, ka disa fjalë të posaçme për të mirëpritur mysafirin e tij, kryeministrin malajzian, Mahathir Mohamad, i cili është më i vjetër se ai më shumë se gjashtë dekada.

Pas takimit të kryeministrit më të ri dhe atij më të vjetër në botë, Kurtz tha se ndjehet mirë që e priti Mahathirin, njofton Klan Kosova.

“Për mua personalisht është mirë, si një nga kryeministrat më të rinj të botës, të jem në gjendje të mirëpresë ndoshta kryeministrin më të vjetër të botës dhe gjithashtu një nga kryeministrat më me përvojë. ”

Kurz është 32 vjeç, ndërsa Mahathir 93 vjeç.

Kancelari austriak mori detyrën në dhjetor 2017; Mahathir aktualisht po shërben si kryeministër për herë të dytë. Ai mori detyrën vitin e kaluar në maj, por më parë shërbeu si kryeministër i vendit nga viti 1981 deri në vitin 2003.

Të dy burrat diskutuan marrëdhëniet ekonomike dhe u zotuan të rritin më tej bashkëpunimin e tyre.