Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot 20 vjetorin e fillimit të Konferencës së Rambujesë.

“Kjo konferencë shënon fillimin e kohës ku ne ishim pjesëmarrës të barabartë për fatin tonë”, ka thënë ai përmes Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Ajo na solli lirinë – pas gjenocidit të kryer nga Serbia. Sot, ne jemi të bashkuar që të arrijmë marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore dhe të përmbushim rrugën tonë: Kosova në OKB, NATO dhe anëtarësim në BE”.