Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe atë në Serbi, Kyle Scott.

Presidenti ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se në takim është diskutuar edhe për fazën e fundit të dialogun me Serbinë.

“Me ambasadorin amerikan, Greg Delaëie, si dhe ambasadorin Kyle Scott, i cili është shef i misionit diplomatik amerikan në Beograd, sot biseduam për tema të ndryshme të interesit të përbashkët. Ambasadorëve amerikanë u rikonfirmova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

” Ne biseduam edhe për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje finale, e cila duhet të përmbyllet me njohje reciproke, anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Republika e Kosovës është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme amerikane, por edhe për pozicionin e qartë pro arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përkrahja amerikane ka qenë përcaktuese në jetësimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rolin dhe miqësinë e përjetshme me SHBA-në”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.