Vigan Qorrolli ka qenë njëri nga kandidatët që ka aplikuar për të qenë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Për që nuk është zgjedhur në këtë pozitë, ai ka akuzuar koalicionin aktual qeverisës, që ka ndikuar te deputetët që të zgjedhen kandidatë të cilët atyre ju ka konvenuar.

“Ka qenë një garë interesante, ku kemi qenë shuam kandidatë dhe kam hyrë tre herë në listën e ngushtë. Procesi ka dështuar dy herë gjatë votimit në kuvend. Ishim 6 kandidatë për 3 vende, pavarësisht se ishte fushatë shumë e egër kundër meje që orkestrohej nga persona, në këtë rast vet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese që bënte presion të votoheshin kandidatët e caktuar”.

“Shefat politikë të koalicioni nuk i lanë deputetët që të votonon lirshëm dhe koalicioni e ndau tortën dhe i bënë kandidatët e preferuar”, ka thënë Qorrolli, njofton Klan Kosova.

“Koalicioni i ka përzgjedh kandidatët që i ka votuar dhe tash Gjykatën Kushtetuese e kanë shndërruar në Komisionin Zgjedhor”.