Gazeta franceze “L’Equipe” ka zbuluar që trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka bindur Cristiano Ronaldon që ta reduktojë punën e tij në mënyrë që t’i ruajë energjitë për pjesën vendimtare të stinorit.

Tani raportohet se Cristiano e ka pranuar strategjinë e re të francezi, në mënyrë që ai të jetë i freskët në fazën finale të sezonit.

Rezultati i kësaj strategjie po del të jetë i frytshëm, pasi që Topi i Artë, duket të ketë ardhur në formën e dëshiraur, pasi që ka shënuar 16 gola në 10 lojë – 10 prej tyre në pesë lojë në Ligën e Kampionëve.